Historia E Manastirit

Mbreti i shenjtë, Stefani i Deçanit, e themeloi manastirin e Shpëtimtarit Krisht, dhuratën më madhështore të trashëgimisë shpirtërore dhe ndërtuese të Dinastisë së Namanjicëve, pranë lumit të Bistricës, nën shpatin e pjerrët të Bjeshkëve të Namuna, në një vend të bukur pyjor dhe me ujë të bollshëm. Në muret e mermerta, në afresket dhe skulpturat e mrekullueshme, gjendet e pikturuar një pjesë e rëndësishme e kujtesës historike dhe identitetit shpirtëror të popullit serb. Shumë dorëshkrime të Mesjetës përmbajnë informacione për jetën e Mbretit të Shenjtë, për ndërtesat e manastirit, si dhe për mënyrën e ndërtimit dhe rregullin e jetës brenda manastirit të Deçanit. Gjithashtu nga një mori dokumentesh dhe tekstesh në gjuhën serbe, turke dhe në gjuhë tjera, mësojmë rreth fatit të mëvonshëm të manastirit, i cili vazhdimisht njohu sulme dhe plaçkitje, ringritje dhe rifitim të privilegjeve, duke mbetur një dëshmi e gjallë e historisë së përgjakshme të Ballkanit, pavarësisht sprovave të vështira.

Themelues i manastirit është shën Stefan Uroshi III i Deçanit, biri i Mbretit të shenjtë Millutinit dhe ati i perandorit Dushan. Kisha e kremton atë si dëshmor të madh më 11 nëntor (24 nëntor, me kalendarin e vjetër). Që në moshën dhjetëvjeçare iu dha peng Tatarit Kan të Nogajës. Në rini, pasi e akuzuan padrejtësisht se donte t’i rrëmbente fronin të atit, e verbuan dhe e internuan në Manastirin e Krishtit të Gjithëpushtetshëm (Pantokrator) në Konstandinopojë. Atje, për shkak të karakterit të tij të butë, dashurisë dhe përkushtimit në lutje, fitoi jo vetëm simpatinë e murgjërve dhe fisnikëve të asaj zone, por edhe të vetë perandorit të Bizantit, Andronikut II. Pas shtatë vitesh, me ndërmjetësimin e peshkopëve serbë dhe grekë, i ati e fali dhe i dha administrimin e territorit të Budimles, ndërsa në vitin 1322, pas vdekjes së Mbretit të shenjtë Mi¬llutinit, u kurorëzua mbret, duke marrë emrin Uroshi III. Përpara kurorëzimit, ai hoqi fashat nga sytë, duke u treguar të gjithëve se ishte shëruar mrekullisht nga shën Nikolla Çudibërësi.

Stеfаn Urоshi III trashëgoi nga i ati një shtet të madh, të pasur me miniera argjendi dhe ari, me bujqësi, blegtori dhe tregti të zhvilluar. Ai e qeverisi atë me urtësi, ashtu si i pëlqen Zotit, duke patur dashuri për Perëndinë dhe për njerëzit.

Mbreti i përshpirtshëm bëri shumë vepra bamirësie, ndërtoi dhe stolisi shumë kisha, si në atdheun e vet ashtu edhe jashtë kufijve të tij, kryesisht në Vendet e Shenjta, në Aleksandri, Sina, Thesali, Konstandinopojë dhe në Malin e Shenjtë, ku ndërtoi Manastirin e famshëm të Hilandarit. Kulmi i veprimtarisë së tij ndërtuese ishte ngritja e Manastirit “Visoki Deçani” (Deçani i Lartë), i cili më vonë mori emrin e tij, duke u quajtur Manastiri i “Shën Stefanit të Deçanit”.

“Pasi vizitova disa vende të ndryshme në territorin tim, gjeta këtë vend në viset e Hvosnos, i cili quhej Deçan … atje gjenden të gjitha llojet e pemëve, sepse është një vend i pasur dhe shumë pjellor; i rrafshët dhe plot me bar; nga të gjitha anët rrjedhin ujëra të ëmbla dhe vendi laget nga një lumë i pastër dhe i kristaltë … nga ana perëndimore rrethohet nga male shumë të larta dhe nga shpatet e tyre të rrafshëta, dhe për këtë arsye ajri atje është i pastër. Nga ana lindore shtrihet një fushë e madhe, e ujitur nga i njëjti lumë. Një vend i tillë, pra, është shumë i mirë dhe mjaft i përshtatshëm për ngritjen e manastirit”. Kështu e përshkruan Grigorije Camblak vendin e zgjedhur për ndërtimin e manastirit që kishte urdhëruar mbreti, i cili ndodhej rrëzë Malit Prokletije, ndërmjet Pejës, selisë së kryepeshkopatës serbe dhe Prizrenit, njërit prej kryeqyteteve të famshme të Dinastisë së Nemanjicëve. Sipërfaqja e pronës së manastirit ishte shumë e madhe. Ajo shtrihej nga lumi i Drinit të Bardhë në Luginën e Prizrenit, deri tek mali Komov në kufirin e sotëm të Malit të Zi dhe nga Peja deri tek lumi i Valbonës në Shqipëri, me prona të shpërndara në Polimle, Drenicë, rreth Prizrenit dhe lumit Buna.

Mbreti i Shenjtë afresku themelues
Chrysovulja

Pas zgjedhjes së vendit ku do të ndërtohej manastiri, Stеfаn Urоshi i III-të dha urdhër që kjo hapësirë të rrethohej me mur guri, duke u përforcuar me kulla dhe ngjitur me të, të ndërtoheshin qelitë e murgjërve dhe godinat r tjera të manastirit. Këtë vepër ndërtuese e mori përsipër Gjergji, mjeshtri i sprovuar në punimin e gurit, bashkë me vëllezërit Dobrosllav dhe Nikolla, ndërsa kryemjeshtri Fra Vita, bashkë me gurgdhendës nga Kotorri, ndërtuan Kishën e Krishtit të Gjithëpushtetshëm, të cilën e zbukuroi edhe me relieve.

Dëshmitarët e ndërtimit të manastirit të Deçanit shkruajnë me ngazëllim për shkathtësinë e mjeshtërve kur gdhendnin lloje të ndryshme mermeri, me të cilët ndërtuan muret e kishës, saqë atyre që e vështronin, t’u dukej diçka e habitshme dhe tepër e lavdishme. Fra Vita, kësaj vepre të mrekullueshme, i dha një pamje perëndimore, duke e veshur atë me elemente romake dhe gotike. Megjithatë, siç kishte ndodhur edhe me kishat e mëparshme të të njëjtit stil, i cili quhet stili i Rashkës, hapësira e brendshme e godinës i është përshtatur plotësisht veprës liturgjike ortodokse. Dhe këtu shquhet qartë ndikimi i Kryepeshkopit të Ser- bisë, Danielit të II-të, këshilltarit dhe bashkëpunëtorit kryesor të mbretit në këtë vepër ndërtuese.

Bukuria e pamjes së jashtme të kishës shkon paralelisht me madhështinë e saj të brendshme, e cila është punuar me gurë të gdhendur, ar dhe me materiale të tjera të çmuara. Kisha përmbante shumë objekte për kryerjen e shërbesave kishtare, enë prej ari dhe argjendi, stoli shumë të shtrenjta e të zbukuruara me margaritarë dhe gurë të çmuar dhe pëlhura mëndafshi. Vetë themeluesi, në dekretin e tij shkruan: “Fillova të ndërtoj një shtëpi për Perëndinë, kushtuar Zotit tim të Gjithëpushtet- shëm dhe sapo e përfundova, e stolisa me çdo gjë të bukur, si nga brenda ashtu edhe nga jashtë”.

Fjetja e Mbretit të Shenjtë të Deçanit ishte e papritur. Ai pati një fund martirik dhe nuk arriti të shohë kishën e tij të përfunduar në tërë bukurinë e saj. Në vitin 1331, fisnikët e mbretit të ri Dushan, ndoshta me dijeninë e tij, u rebeluan dhe papritur sulmuan pallatin mbretëror në Nerodimles. Shën Stefani u burgos në kështjellën e Zveçanit dhe dy muaj më pas, më 11 nëntor (24 nëntor, me kalendarin e vjetër), u vra nga njerëzit e Dushanit. Trupi i nderuar i dëshmorit të shenjtë, u dërgua në manastirin e Deçanit dhe menjëherë pas përfundimit të kishës u varros solemnisht në vendin e përgatitur për këtë qëllim. Mbreti i ri Dushan mori përsipër të përfundojë veprën trashëgimore të të atit, duke e pajisur kishën me gjërat e nevojshme dhe duke e stolisur atë me afreske.

Vetë Dushani, në dekretin e vitit 1343, flet për shfaqjen e mrekullueshme të shenjtërisë së të atit. Shën Stefani i Deçanit iu shfaq në vegim kishtarit dhe igumenit të manastirit duke i urdhëruar të zhvarrosin trupin e tij. Kryepeshkopi, së bashku me sinodin e peshkopëve, e hapën varrin plot shpresëtari dhe e gjetën trupin e tij të paprishur dhe plot me aromë të këndshme. Lipsanet u vendosën në një lipsanembajtës përpara ikonostasit, në mënyrë që të gjithë t’i shohin e t’u falen. Shumë njerëz të dëshpëruar, të verbër, shurdhmemecë, të rraskapitur dhe veçanërisht gra që nuk lindnin dot, si dhe njerëz që vuanin nga sëmundje të rënda psikike, i afroheshin shenjtit me besim e lutje dhe gjenin shërimin e tyre. Megjithëse kanë kaluar kaq shekuj, lipsani i hirshëm i Mbretit të shenjtë është ende i paprishur brenda në lipsanembajtësen e tij, e cila qëndron përpara ikonostasit të kishës së Deçanit dhe vazhdon të bëjë mrekulli të shumta.

Igumeni i parë i manastirit të Deçanit, Arseni, një asket i madh dhe eremit që bëri një jetë engjëllore, përmendet në jetëshkrimin e Mbretit të shenjtë të Deçanit dhe paraqitet i pikturuar tek afresket e narteksit dhe të Shenjtërores. Gjithashtu edhe pasardhësi i tij, igumeni Daniel, paraqitet i pikturuar në afresket e Deçanit tek pjesa e paraklisit të shën Nikollës. Në kohën e tyre, manastiri arriti kulmin e lavdisë dhe të pasurisë së vet. Fatkeqësisht, shkëlqimi fillestar i tij nuk zgjati as një shekull, sepse pak kohë pas Betejës së Fushë-Kosovës (1389), Dеçani ra pre e sulmit të pushtuesve turq.

Princesha Milicа (më vonë, murgesha Еvgjenia), bashkë me bijtë e saj, princin Stefan dhe Vuk, vizitoi manastirin, të cilin e gjeti në një gjendje të mjeruar. Pas vizitës, ajo shkroi në raportin e saj, se e tërë përpjekja ngulmuese e themeluesit të shenjtë… u dogj dhe u rrënua nga Ismailitët e ligj (otomanët). Dinastia e Lаzаrеviçëve restauroi atë që ishte rrënuar, i ktheu mbrapsht manastirit pronat e rrëmbyera dhe i dhuroi edhe shumë prona të reja. Përfundimisht, në vitin 1455, mаnаstiri ra në duart e pushtuesit osman dhe ishte pjesë e Perandorisë Osmane deri në fillim të shekullit të XXtë.

Edhe pse gjatë kësaj periudhe manastiri humbi disa nga pronat e tij, ai arriti të fitojë disa privilegje të rëndësishme dhe përkrahjen e sulltanëve osmanë. Kështu, sipas fermanëve perandorakë, igumenët zotëronin titullin e të qenit spahi dhe ruajtësit e fajkonjve perandorakë. Falë këtyre titujve, manastiri mbrohej nga ligjet e Perandorisë Osmane dhe nuk ishte i detyruar të paguante taksat e pronës, ndërsa igumeni, gjatë udhëtimeve kishte të drejtën për t’u shoqëruar nga një eskortë e armatosur. Mirëpo dispozitat ligjore nuk i penguan disa feudalë vendas turq që të mos ushtronin dhunë kundrejt manastirit. Për këtë arsye, murgjërit e Deçanit kanë qenë të detyruar të bëjnë përpjekje të shumëllojshme për të ruajtur manastirin dhe reliket e tij të shenjta.

Dorëshkrimet e shumta në serbishte të vjetër dhe fermanët osmanë që vinin nga Stambolli për igumenët e Deçanit për raste të ndryshme, që të mbronin manastirin, na japin informacione rreth vështirësive me të cilat u përball vëllazëria e manastirit. Nga burimet historike osmane, mësohet se dhuna dhe zaptimi i pronave ishte gjë fare e zakontë në gjysmën e dytë të shek. XVI, kur ndryshoi përbërja demografike e fshatrave përreth Deçanit. Serbët e islamizuar dhe shqiptarët e ardhur, duke mos pasur respekt për manastirin e krishterë serb, i zaptuan pa mëshirë pronat e pambrojtura të manastirit.

Njëkohësisht, rivendosja e Patriarkanës së Pejës (1557), solli njëfarë vrulli krijues në jetën e manastirit: u siguruan libra liturgjikë të shtypur, u punua kryqi i madh i ikonostasit dhe Dyert e Bukura. Po në atë kohë u krijuan edhe veprat e njohura të murgut të Deçanit, Longinit, i cili ka pikturuar ikona dhe ka shkruar poezi kishtare.

Luftërat e ushtrisë austriake kundër pushtuesit osman dhe kryengritjet e herëpashershme kundër osmanëve në Ballkan, pothuajse përherë përfundonin me hakmarrjet e tmerrshme të osmanëve ndaj popullsisë serbe dhe me shpërnguljen e serbëve nga Kosova drejt veriut, përtej lumenjve Sava dhe Danub. Shpërnguljet më të mëdha kanë ndodhur në vitin 1690 dhe 1739. As Manastiri i Deçanit nuk i ka shpëtuar plaçkitjes, djegies së ndërtesave, torturimit dhe vrasjes së murgjërve. Vëllazëria e patrembur e manastirit, e udhëhequr nga igumenë të guximshëm, të zellshëm dhe plot dashuri për këtë vend të shenjtë, u kujdes vazhdimisht që të ruajë atë që kishte trashëguar nga themeluesit e parë. Shpresëtaria ndaj Mbretit të shenjtë u ruajt edhe gjatë kësaj kohe, madje edhe nga shqiptarët jo ortodoksë. Shumë mrekulli të shën Stefanit, vërtetohen nga burime të shkruara. Shenjti ndihmonte të dëshpëruarit, duke mbrojtur popullin dhe manastirin e tij dhe duke ndëshkuar dhunuesit.

Fillimet e shekullit të XIX-të shënuan shumë luftëra dhe trazira në Ballkan. Dobësimi i Perandorisë Osmane dhe përforcimi i masave shtypëse të pushtetit të saj ndaj të krishterëve, u ndje edhe në Deçan: Mitropoliti Zaharia u burgos, ndërsa shumë murgjër të Deçanit u vranë në vitin 1821. Mirëpo, nga mesi i shekullit të XIX-të, dhuna u bë e papërballueshme. Vëllazëria e Deçanit, përmes letrave drejtuar princërve serbë dhe perandorëve rusë, u lutej atyre që t’i mbronin, si nga shqiptarët, ashtu edhe nga vërsuljet e agjentëve austriakë të Kishës Romano-Katolike, të cilët duke e shfrytëzuar këtë situatë të turbullt, i ofruan manastirit mbrojtje dhe ndihmë ekonomike, me kusht që të pranonin bashkimin me Romano-Katolikët. Luftërat serbo-turke (1876-1878) dhe themelimi i Lidhjes së Prizrenit (1878) sollën trazira të reja dhe masakra të tmerrshme, duke pushkatuar banorë serbë nëpër fshatra.

Situata ndërkombëtare, ku mbizotëronte një antagonizëm ndërmjet Austro- Hungarisë dhe Rusisë në rrafshin e ndikimit të tyre mbi Serbinë e Vjetër dhe Maqedoninë, e rëndoi edhe me shumë gjendjen e popullsisë serbe. Madje, as igumenë të aftë dhe arkimandritë, si Serafim Ristiçi, Sаvа i Dеçanit ose Rаfаel Mаtinаc nuk kishin ç’të bënin. Në librin e përshpirtjeve të manastirit të Deçanit, gjenden shënime të tilla: Pranë emrit të priftmurgut Visаriоn – i vrarë më 24/12 të vitit 1903 nga shqiptarët, pranë emrit të priftmurgut Rufim – i vrarë në Gorioç, më 8 gusht të vitit 1907 nga shqiptarët, pranë emrit Millosh – i vrarë më 10 nëntor të vitit 1896, dhe pranë emrit Nikolla – i vrarë në vitin 1905. Lufta e shteteve dhe hyri solemnisht në manastir, nën tingujt e kambanave, më 20 nëntor të vitit 1912 dhe u gjunjëzua para trupit të shenjtë të shën Stefanit të Deçanit. Deçanit të hirshëm. Ushtria malazeze, e udhëhequr nga gjenerali Janko Vukotiç,i shpërndau armatat e shqiptarëve

Në Luftën e Parë Botërore, pas shpartallimit të mbrojtjes serbe dhe malazeze në vjeshtën e vitit 1915 dhe tërheqjes së trupave serbe përmes Shqipërisë, Deçani, si dhe manastire të tjera serbe në Serbinë e Vjetër dhe në Maqedoni, u lanë në mëshirën e ushtrisë bullgare. Ushtarët bullgarë mbushën një karrocë plot me gjëra të çmuara nga manastiri, ndërsa në një karrocë tjetër vendosën lipsanin e shenjtë të shën Stefanit të Deçanit, duke u përpjekur ta dërgojnë në Bullgari. Burime të shkruara përmen- din se ndodhi një mrekulli: Karroca me trupin e Mbretit të shenjtë nuk lëvizte nga vendi dhe ata u detyruan që ta kthejnë sërish në kishë lipsanin e Mbretit të shenjtë. Austriakët, që zëvendësuan bullgarët, i burgosën në një kamp në Hungari murgjërit rusë që kishin ardhur të jetonin në manastir që nga viti 1903 dhe manastirin e përdorën si depo ushtarake.

Manastiri i Deçanit u çlirua sërish më 12 tetor të vitit 1918 nga komandanti serb Kosta Pecanac dhe çetat e tij të përbëra nga luftëtarë vullnetarë. Me rastin e rimarrjes së administrimit të manastirit, igumeni i ri, Leonti Ninkoviç, shkruan: “Dеçаni është krejtësisht i boshatisur në çdo drejtim. Kanë mbetur vetëm qelitë me mure të zhveshura, me çati të shkatërruar e të lëna pas dore; dyshemetë e çara gjithandej; dyert në gjendje të mjeruar; dritaret e thyera; kopshtet pa gardhe dhe pemët e dëmtuara…” Igumeni restauroi ndërtesat e manastirit dhe arriti që me anë të procedurave gjyqësore t’i rikthejë manastirit një pjesë të pronave. Në vitin 1924, me rastin e vizitës së mbretit të Serbisë, Aleksandër Karagjorgjeviçit, ai siguroi mbrojtjen e drejtpërdrejtë të manastirit nga mbreti. Restaurimi i plotë i manastirit u realizua gjatë dhjetëvjeçarit përpara Luftës së Dytë Botërore. Shumë studiues, si: Lazar Mirkoviç, Gjurgje Boshkoviç dhe Vladimir Petkoviç, hulumtuan dhe shkruan rreth manastirit.

Ditën e Pashkëve, më 20 prill të vitit 1941, në Deçan hyri ushtria gjermane. Po atë muaj, gjermanët u zëvendësuan nga karabinierët italianë, të cilët e mbrojtën manastirin nga ballistët (fashistët shqiptarë) gjatë gjithë luftës. Pas përfundimit të luftës, pushteti ateist komunist i Jugosllavisë arriti të zaptojë rreth 800 ha tokë pjellore dhe pyjore, të cilat i përkisnin manastirit. Megjithatë, gjatë kësaj periudhe, në sajë të këmbënguljes dhe të angazhimit të igumenëve të Deçanit, arkimandritit Makarije Popoviç dhe pasardhësit të tij, arkimandritit Justin Tasiç, jeta kishtare nuk u ndërpre. Mendihmën Institutie të Monumenteve të Kulturës në Beograd, u bënë shumë punime për ruajtjen dhe restaurimin e gjërave të çmuara të manastirit.