Historia E Manastirit

Mbreti i shenjtë, Stefani i Deçanit, e themeloi manastirin e Shpëtimtarit Krisht, dhuratën më madhështore të trashëgimisë shpirtërore dhe ndërtuese të Dinastisë së Namanjic-ëve, pranë lumit të Bistricës, nën shpatin e pjerrët të Bjeshkëve të Namuna, në një vend të bukur pyjor dhe me ujë të bollshëm. Në muret e mermerta, në afresket dhe skulpturat e mrekullueshme, gjendet e pikturuar një pjesë e rëndësishme e kujtesës historike dhe identitetit shpirtëror të popullit serb. Shumë dorëshkrime të Mesjetës përmbajnë informacione për jetën e Mbretit të Shenjtë, për ndërtesat e manastirit, si dhe për mënyrën e ndërtimit dhe rregullin e jetës brenda manastirit të Deçanit. Gjithashtu nga një mori dokumentesh dhe tekstesh në gjuhën serbe, turke dhe në gjuhë tjera, mësojmë rreth fatit të mëvonshëm të manastirit, i cili vazhdimisht njohu sulme dhe plaçkitje, ringritje dhe rifitim të privilegjeve, duke mbetur një dëshmi e gjallë e historisë së përgjakshme të Ballkanit, pavarësisht sprovave të vështira.

prejardhja e Nemanjiqit
Ikona e jetës së Mbretit të Shenjtë
Ndërtimi i Manastirit

Themelues i manastirit është shën Stefan Uroshi III i Deçanit, biri i Mbretit të shenjtë Millutinit dhe ati i perandorit Dushan. Kisha e kremton atë si dëshmor të madh më 11 nëntor (24 nëntor, me kalendarin e vjetër). Që në moshën dhjetëvjeçare iu dha peng Tatarit Kan të Nogajës. Në rini, pasi e akuzuan padrejtësisht se donte t’i rrëmbente fronin të atit, e verbuan dhe e internuan në Manastirin e Krishtit të Gjithëpushtetshëm (Pantokrator) në Konstandi- nopojë. Atje, për shkak të karakterit të tij të butë, dashurisë dhe përkushtimit në lutje, fitoi jo vetëm simpatinë e murgjërve dhe fisnikëve të asaj zone, por edhe të vetë perandorit të Bizantit, Andronikut II. Pas shtatë vitesh, me ndërmjetësimin e peshkopëve serbë dhe grekë, i ati e fali dhe i dha administrimin e territorit të Budimles, ndërsa në vitin 1322, pas vdekjes së Mbretit të shenjtë Mi¬llutinit, u kurorëzua mbret, duke marrë emrin Uroshi III. Përpara kurorëzimit, ai hoqi fashat nga sytë, duke u treguar të gjithëve se ishte shëruar mrekullisht nga shën Nikolla Çudibërësi.

Të dhënat e ndërtimit të Deçanit
Regjistrim i pikturës së murit